Protesta dhe tensione politike në Maqedoni

Në Maqedoni pritet të vazhdojnë protestat e opozitës dhe tensionet politike, pas votimit të djeshëm të buxhetit 2013 nga maxhoranca dhe anashkalimi i dhunshëm i deputetëve të opozitës maqedonase nga Parlamenti.Partia opozitare maqedonase LSDM dhe aleatët e saj kanë theksuar se me miratimin e buxhetit në mënyrë të dhunshme nga maxhoranca VMRO-DPMNE dhe BDI është shkelur demokracia dhe liria në Maqedoni. Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski ka ftuar qytetarët për protest ate tjera.Blloku opozitar sot pritet të shpalos axhendën për veprimet e saj antiqeveritare, ndërsa nuk përjashtohen edhe zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare.Nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski në një fjalim para qytetarëve mbrëmë deklaroi se ai do ti përgjigjet të gjitha skenareve të opozitës dhe se sipas tij, është dëshmuar se populli është me të në këto momente të rëndësishme për vendin.Ndërkohë  ka reaguar edhe ambasada e SHBA-ve në Maqedoni për protestat e distës së gjeshme."I kemi ndjekur me kujdes dhe dëshpërim konfrontimet politike në dhe jasht ndërtesës të Kuvendit dy ditët e fundit, dhe u bëjmë thirrje  të gjitha palëve të ndalojnë çfarëdo veprime provokative.  Shprehja e mendimeve të ndryshme në mënyrë të qetë është bazë për një vend të fuqishëm dhe demokratik, ndërsa përdorimi i dhunës   e dëmton sistemin dhe aftësinë e tij për të qeverisur në mënyrë të përgjegjshme.  Shtetet e Bashkuara nxisin liderët e të gjitha partive politike dhe mbështetësit e tyre t'u vëndojnë fund konfrontimeve ', thuhet në reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni.