Tensionet në Maqedoni, Gruevski: Populli është me mua, Cërvenkovski dështoi

“Maqedonia sot kishte ditë të vështirë, por edhe të rëndësishme. Sot ishim dëshmitarë të tentimit të parë të dhunshëm të pasuksesshëm për shkatërrim të institucioneve demokratike dhe pushtetin e zgjedhur legjitim në zgjedhje të lira dhe korrekte prej para një viti e gjysmë.Rrëfimi për Buxhetin ishte vetëm një paravan i Branko Cërvenkovskit, i cili e filloi betejën e tij të fundit personale për mbijetesë në politikë”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e sotëm drejtuar popullit.Ai tha se grupi i deputetëve të LSDM-së, i cili gjatë këtyre ditëve e ka shkelur me dhjetëra herë Rregulloren e Parlamentit, sot fizikisht dhe me përdorim të dhunës ka tentuar të deligjitimojë Parlamentin dhe pasi nuk e realizoi dot këtë qëllim, tentoi të hyjë në Kuvend përmes përdorimit të dhunës."Megjithatë duke kundërshtuar agresionin e këtij manipuluesi tranzicioni jo vetëm që ishin të gatshëm të qëndrojnë mijëra qytetarë, u ndalën dhe profesionalisht u sollën forcat shtetërore të sigurisë të cilët në mënyrë korrekte, profesionale, përgjegjshme dhe me sukses e kryen punën e tyre dhe mundësuan që Parlamenti të vazhdojë me punë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet", tha Gruevski.Ai shprehu keqardhje për shkak të, siç tha, aktit të papëlqyeshëm me gazetarët të cilët ishin në sallën e Parlamentit."Sot Branko Cërvenkovski dëshironte që me rreth tre mijë ithtarët e tij me dhunë të fitojë pushtet. Branko Cërvenkovskin sot e kundërshtoi populli i ndarë nëd y grupe kishte të paktën tre herë më shumë qytetarë të cilët dolën ta kundërshtojnë. Brankos i ndodhi popull!!!", theksoi Gruevski.Ndërkaq Grueski garantoi se do të vazhdojë të punojë në atë për të cilën ka dhënë fjalën për popullin dhe se politikat ekonomike do të mbeten të orientuara drejt krijimit të kushteve për hapje të vendeve të reja të punës.