Aguero preferon më shumë Barcelonën para Realit
Lajmi i dalë para disa ditësh se Real Madrid interesohej për sulmuesin argjentinas, Serxho Aguero, nuk është lënë pa u komentuar nga mediat britanike. "Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero e ka një ëndërr. Futbollisti argjentinas ëndërron të luajë në Barcelonë." shkruhet në shtypin anglez.Këtë lajm e ka konfirmuar edhe babai i tij, Leonel Castillo. “Do të luante me shumë dëshirë në Barcelonë, me Lionel Messin. Djalit tim i pëlqejnë vetëm katalanasit në Spanjë. Barcelona dëshiron ta blejë, por problemi qëndron se Manchester City nuk dëshiron ta shesë”, deklaroi Castillo.Barcelona është e gatshme të ofrojë 38 milionë euro për kartonin e sulmuesit argjentinas, por drejtuesit e Mançester Sitit e vlerësojnë lojtarin me trefishin e kësaj shume. Aguero ka kontratë me kampionin anglez deri në vitin 2017.