Përleshje me thika në Kavajë, vret bashkëjetuesin e nënës, plagosen edhe 3 të tjerë
Një përleshje me thikë mes katër të rinjve në Kavajë ka pasur si bilanc një të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të ishfabrikës së qelit. Sipas policisë së Kavajës mësohet se molla e sherrit ka qenë bashkëjetesa e viktimës Artur Kollcakut 44 vjec me nënën e autorit të gjithë kësaj ngjarje Elvis Kollcaku.Pikërisht kjo bashkëjetesë nuk është pranuar nga Elvis Kollcaku, i cili sapo ishte liruar nga burgu dhe së bashku me shokun e tij Aldo Grykën ka shkuar në lokalin ku qëndronte viktima Artur Kollcaku, bashkëjetuesi i nënës së tij dhe ka nisur sherrin me të.Ne këtë sherr, i cili ka degjeneruar më pas me thika u përfshi edhe shoku i tij si dhe personi që ishte i shoqëruar me 44 vjecarin, Sajmir Kikaj. Në këtë përleshje me thika, Elvis Kollcaku ka qëlluar 44- vejcarin duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që janë plagosur në sherr e sipër edhe dy shoqëruesit e viktimës dhe të autorit.Ndërkohë të tre të plagosurit janë derguar në spitalin e Durrësit ku po marrin ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa është lëshuar urdhër-arresti për autorin e dyshuar të gjithë kësa grindje, Elvis Kollcaku.