Festat e fundvitit, fluks në doganat e vendit
Afrimi i festive të fundvitit ka rritur edhe numrin e emigrantëve që kthehen për të festuar në Shqipëri.Kështu gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3971 shtetas shqiptarë me 987 automjete ndërsa kanë dalë 2308 shtetas shqiptarë me 509 automjete.Gjithashtu sipas informacioneve drejt vendit tonë kanë hyrë 256 të huaj me 139 automjete ndërsa kanë dalë 355 të huaj me 166 automjete.Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë 4678 shtetas dhe 1224 automjete ndërsa kanë dalë 3565 shtetas dhe 758 automjete.Sipas informacioneve në këtë doganë, pala shqiptare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, pala greke me 3 sportele.Sipas informacioneve nga pika kufitare në Qafë Thanë, në 24 orët e fundit kanë hyrë 465 shtetas shqiptarë me 156 automjete ndërsa kanë dalë 535 shtetas shqiptarë me 168 automjete.Gjithashtu nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë në vendin tonë 424 shtetas të huaj me 190 automjete ndërsa kanë dalë 598 shtetas të huaj me 225 automjete.Ndërkohë rritje të fluksit të hyrje-daljeve ka pasur edhe në pikën kufitare të Murriqanit ku nëpërmjet kësaj dogane kanë hyrë 4500 shtetas. Sipas informacionve në këtë doganë funksionojnë 3 pika të kontrolli të dokumentacioneve dhe nëse do të ketë rritje të fluksit do të ketë edhe shtim të sporteve.Ndërkohë në të gjitha pikat e kalimit kufitar ka pasur vetëm fluks të hyrje-daljeve por jo radhë.