Operacioni “Flamingo” në Vlorë, arreston të kërkuarin për vrasjen e bashkëshortes
Operacioni i koduar "Flamingo" nga policia e Vlorës ka vënë në pranga të shumkërkuarin Maksim Hodaj. I dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes se tij, 41- vjecari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2009.Në një konferencë për shtyp drejtori i policisë Vlorë, Artan Cuku, dha detajet e operacionit, ku raportoi se Hodaj ishte arrestuar në një banesë në zonën e “Ujit të ftohtë” falë një operacioni special të efektivëve të policisë.Ndërkohë që policia e Vlorës gjatë këtij viti janë kapur 175 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale, janë organizuar edhe 14 operacione të përbashkëta ndërkombëtare shumë të suksesshme për kapjen e 14 personave që kanë qenë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, kryesisht për llogari të shtetit italian.