ASHR, në gadishmëri për festat e fundvitit
Nisur nga eksperiecat e viteve të kaluara në lidhje me përdorimin e tepërt të alkolit si dhe dëmtimet nga fishekzjarret, Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka hartuar një program për të gjithë institucionet për festat e fundvitit.Shërbimi i urgjencës mjekësore do të jetë në gadishmëri për të gjithë qytetarët në raste nevoje. Një vëmendje e veçantë do ti kushtohet lokaleve ku do të kontrollohet respektimi i ligjit kundër duhanit si dhe në lokalet e natës do të kontrollohen nga niveli i zhurmave për të shmangur ndotjen akustike.Ndërsa sektori i higjienës publike ka nisur të monitorojë në 31 pikat fundore çdo ditë ujin e pijshëm në të gjithë territorin e kryeqytetit.Gjithashtu nuk do të mungojnë dhe bashkëpunimi me bashkinë e Tiranës si dhe drejtorinë e policisë në të gjitha aktivitet që do të organizohen në ditët e festave.