Gushi jo me gjykim të shkurtuar, akuza: Duhet krijuar bindja për autorësinë
Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar kërkesën e Viktor Gushit për gjykim të shkurtuar,duke vendosur që atij ti zhvillohet një proçes normal, ku do të vertetohet dhe krijohet bindja se Gushi është autori i 2 vjedhjeve me pasojë vdekjen dhe i një sërë vjedhjesh të tjera.Në seancën e rradhës dëshmuan 6 dëshmitarë, të gjithë punonjës në bankat ku Gushi ka kryer vjedhjet. Të parat që dëshmuan ishin Elisa Bele dhe Tatjana Banushi, punonjëse të një filiali banke në Fier. Ata treguan sesi një njeri hyri në bankë duke qëlluar një herë dhe duke grabitur 6 mln leke të vjetra.Kanë vazhduar me dëshmine e tyre sy punonjëse të tjera banke në Tiranë, Suela Bregu dhe Anida Bonata. E njenjta skenë, e njejta dite e premte.Grabitësi qëllon në ajër,mbushet qesja me para nga punonjësja dhe më pas largohet. Ka vazhduar me dëshminë e saj edhe Enida Greca edhe kjo punonjëse banke në zonën e Zogut të Zi, ku ajo i ka mbushur qesen me para grabitësit dhe më pas ai është larguar.Viktor Gushi akuzohet për vrasjen e 2 personave, argjendarit Rrapo Sinanaj dhe arkëtaren e një banke Leonora Kaloçi, vjedhje me pasojë plagosjen 8 herë si dhe një sërë vjedhjesh të tjera të ndodhura në Tiranë dhe rrethe. Ai u cilësua edhe “grabitësi i së premtes”, pasi kjo ishte dita kur ai kryente vjedhjet.Ndërkaq në gjykatën e Tiranës ka filluar edhe gjyqi ndaj Hysni Bibës, person i cili akuzohet se hodhi fëmijën e tij 3 ditësh nga 4 i katërt i maternitetit, pasi dyshonte se nuk ishte i tij. Në seancën e parë ndaj tij mungonte avokati mbrojtës dhe për këtë arsye trupi gjykues vendosi që të shtyjë sencën.Biba akuzohet për vrasje me dashje në rrethana cilësuese dhe nëqoftëse kjo gjë vërtetohet ai rrezikon dënimin kapital.Ndërkaq familjarët dhe avokati i tij paraqitën prova se ai vuante nga semundje psiqike, por kjo do të vërtetohet nga raporti mjekoligjor për të saktësuar nëse ai vërtet vuan nga këto shqetësime.