Vjedhja e pikturave në Korçë, shtyhet seanca, mungon inventari i Galerisë
Dalin ne drite detaje te reja mbi 64 pikturat e zhdukura rreth 6 muaj me pare ne galerine e arteve “Guri Madhi” te qytetit te Korçës, 27 prej te cilave i përkisnin piktorit Vangjush Mio ne seancen e dyte gjyqesore ndaj Vladimir Topit ish drejtor i kesaj galerie dhe piktorit Sotiraq Xega, e cila u zhvillua diten e sotme.Ne kete seance gjyqesore deshmuan 3 deshmitare te thirrur nga Prokuroria, te cilet ishin Vasillaq Miçi magazinier ne galeri prej vitit ‘96, Kristi Ktona specialist i galerise dhe Mimoza Balli kryetare komisioni.Nga deklaratat e ketyre deshmitareve, te cilat duhet thene se ishin kontradiktore me njera- tjetren, doli nje detaj i ri qe asnjehere prej shume kohesh nuk ishte mbajtur nje inventar i rregullt per 64 pikturat e e zhdukura dhe ende nuk dihet nese kjo gje behej ne menyre te qellimshme apo jo,megjithate kjo mbetet per tu zbardhur.Nderkaq seanca tjeter gjyqesore u caktua per ne 7 janar 2013.