CEZ i përgjigjet METE-s: Mirëmbajtja e rrjetit e pamundur pas bllokimit të llogarive

Mirëmbajtja e rrjetit bëhet e pamundur pas bllokimit të llogarive, por po bëjmë të gjitha përpjekjet për furnizimin me energji për qytetarët.Ky ka qenë reagimi i kompanisë CEZ Shpërndarje një ditë pas deklaratës së METE, e cila kërkoi nga kjo kompani të marrë masa për të garantuar energjinë për qytetarët.Në reagimin e saj CEZ thekson se prioritet i kësaj kompanie mbetet furnizimi me energji i konsumatorëve, ndërsa shton se ka mobilizuar teknikët dhe çdo defekt i mundshëm do të rregullohet shpejt.Të dielën Zv. ministri i ekonomisë Eno Bozdo deklaroi se qeveria shqiptare do të vijojë të importojë energji elektrike në mënyrë që qytetarët të furnizohen pa ndërprerë me energji elektrike.“METE garanton qytetarët se është energjia elektrike është e garantuar pavarësisht kërkesës së lartë. Qeveria ka importuar dhe do të vijojë të importojë çdo kilovat/orë në mënyrë që energjia të mos të mungojë në asnjë familje” tha Bozdo.Ndërsa fajësoi CEZ-in për situatën energjitike në vend, Bozdo kërkoi nga kjo kompani të marrë masa për të garantuar energjinë për qytetarët.“Përgjegjës për këtë situatë është CEZ shpërndarje, e cila problematikën e rëndë të brendshme e ka transmetuar tek konsumatorët. Kujtojmë që METE është duke monitoruar nga shumë afër situatën, ne kemi vënë në dijeni të gjitha organet kompetente për të siguruar se cdo gjë do shkojë normalisht. Furnizimi me energji është kompetencë e saj, prandaj duhet të veprojë me urgjencë për forcimin e bazës materiale, mungesa e transformatorëve, kabllove rezervë nuk duhet të ndikojë në mungesën e energjisë për konumatorët familjarë apo për bizneset”, tha ai.