Basha-këshilltarëve të majtë: Votoni buxhetin dhe planin urbanistik

Këshilli Bashkiak po zhvillon sot mbledhjen e fundit për këtë vit ku do të diskutohen buxheti i vitit 2013 dhe plani urbanistik i Tiranës.Kreu i Bashkisë Lulzim Basha i bërë apel këshilltarëve të majtë të votojnë buxhetin dhe planin rregullues të Tiranës."Shpresoj që mbledhja e fundit të reflektojë sa më shumë problemet e qytetarëve. Mendoje se këto janë vendime të rëndësishme dhe theksi duhet vendosur tek qytetarët. Edhe nëse nuk kemi pika takimi mund të kemi takim për problemet e qytetarëve. Jam i sigurtë po të zhveshim mantelin që na detyron pozita e dyfishtë si këshilltar dhe anëtar të partive politike mundet që të gjejmë zgjidhje. Sot kemi vendime të mëdha për të marrë dhe unë i bëj thirrje këshilltarëve të majtë  të votojnë buxhetin dhe planin rregullues pasi ato i shërbejnë qytetarëve. Këshilltarët e majtë të gjejnë hapësira për të bërë vërejtje për buxhetin e 2013-ës” tha Basha.Ndërkohë më herët, projektbuxheti dhe plani urbanistik iu është prezantuar qytetarëve të 11 njësive bashkiake  dhe grupeve të interesit nga kryebashkiaku Lulzim Basha.Miratohet tarifa për antenat celulare mbi pallateNdërkohë, Këshilli bashkiak ka miratuar sot edhe për vendosjen e një tarife të përkohshme për antenat e kompanive celulare mbi pallate.Këshilltarët e majtë janë shprehur kundër vendosjes së taksës pasi sipas tyre nuk ka transparencë se ku do të përfundojnë të ardhurat nga vjelja e kësaj takse."Ne nuk jemi dakort për këtë taksë sepse duam më shumë transparencë dhe ne do të abstenojmë” është shprehur kreu  i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi.Ndërsa kreu i bashkisë Basha ndërsa i ftoi këshilltarët ta votojnë theksoi se të ardhurat e marra nga kjo tarifë do të shkojnë për mbrojtje të mjedisit.“Nuk bëhet fjalë për një praktikë të re. Destinacioni i tarifës do të shkojë 100 % për mjedisin dhe kushtet ku jetojnë qytetarët e Tiranës dhe s`do të jetë për rritje rroge”, theksoi Basha.Gjithashtu në rendin e ditës së mbledhjes së këshillit bashkiak është parashikuar të hidhet për miratim edhe lista e personave që përfitojnë kredi të butë nga Bashkia e Tiranës, si dhe disa ndryshime në ligjin e taksave, kryesisht për bizneset e vogla.