Aksident tragjik në aksin Kukës-Kalimash, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur

Në prag të festës së Krishtlindjes përgjaket rruga e kombit ku bilanci është tre të vdekur dhe dy të plagosur. Ngjarja është regjistruar në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur Kolsh, ku nga përplasja e një fuoristrade me një autobot kanë gjetur vdekjen tre persona dhe dy të tjerë janë plagosur.Sipas policisë rrugore bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një autobot i cili transportonte naftë dhe një fuoristradë në të cilën udhëtonin katër persona.Mësohet se dy viktimat e para kanë qenë në fuoristradën, ku një është drejtuesi i makinës Lekë Markgjoni dhe pasagjeri Mirjam Doda, ndërsa dy pasagjerët e tjerë të këtij automjeti Gjelosh Lata dhe Sokol Pulaj janë plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.Ndërkohë që sipas policisë gjatë dërgimit për në spital ka gjetur vdekjen edhe drejtuesi i kamionit, Ilmi Latifaj, 45 vjec.Ndërsa po hetohet edhe për të gjetur shkakun e kësaj ngjarje, ku një nga pistat e para mësohet se është shpejtësia tej normave të lejura të automjeteve, por një tjetër pistë mbetet edhe ajo e një defekti në sistemin e frenimit të autoboti, i cili ka dalë nga rruga duke përplasur fuoristradën dhe më pas është rrokullisur disa herë. Por këto dyshime do të sqarohen nga hetimet e policisë.