Berisha: 28 Nëntori, dita e lëvizjes kombëtare mbarë popullore
Kryeministri Berisha ka mbledhur sot komitetin ndërministror për 100-vjetorin e pavarësisë.Në fjalën e tij kryeministri Berisha ndërsa iu referua sërish kësaj ngjarje të madhe historike për shqiptarët theksoi se kjo datë e shënuar u kremtua me dinjitet nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen."Ky 100-vjetor u kremtua me dinjitet të madh në të gjitha trojet etnike por edhe në mbarë botën aty ku ndodhen shqiptarët. Ky 100-vjetor u shoqërua nga qindra dhe mijëra aktivitete të organizuara në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi për të nderuar shekullin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë 100-vjetor janë bërë botimet e monografive, traktateve, librave historikë për Shqipërinë dhe shqiptarët në këto 100 vite ndër më të shkëlqyerat” shtoi Berisha.Sipas kryeministrit Berisha 28 Nëntori do të mbetet në histori jo vetëm si data e shpalljes së pavarësisë por edhe si dita e lëvizjes kombëtare mbarë popullore më të fuqishme në historinë e këtij kombi.“Tirana dhe Vlora por edhe mbarë Shqipëria nuk kanë përjetuar kurrë më parë një lëvizje mbarë kombëtare kaq masive sa përjetuan në 28 Nëntor. Dhe këtë lëvizje nuk e organizuam ne, qeveria shqiptare apo qeveria e Kosovës dhe as forcat politike të Maqedonisë dhe Malit të Zi por organizatorët frymëzues të saj ishin qytetarët të cilët vërshuan nga të katër anët” shtoi Berisha.Berisha:Të kthehen në atdhe eshtrat e Sami Frashërit dhe koka e Ali PashësKryeministri Berisha gjithashtu kërkoi edhe rikthimin në atdhe të eshtrave të Sami Frashërit, Mit`hat Frashërit dhe bashkëshortes së Ismail Qemalit si dhe kokën e Ali Pashë Tepelenës."Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe për rikthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri. Sami Frashëri është gjeniu i doktrinës të Shqipërisë perëndimore. Sami Frashëri ka përcaktuar rrugën më të mirë të zhvillimit perëndimor të kombit shqiptar."Gjithashtu duhet të rikthehen edhe eshtrat e bashkëshortes së Ismail Qemalit në mënyrë që eshtrat e saj të prehen pranë bashkëshortit'."Duhet të bëjmë çdo gjë që të kthejmë nga Stambolli kokën e Ali Pashës. Është një nga personalitetet më të veçanta. Nëse marrin historinë pas vdekjes së Skëndërbeut ajo u transferua në Stamboll. Ne po shkonim drejt harresës historike dhe Ali Pasha i dëshmoi botës se shqiptarët nuk kanë vdekur dhe janë një komb i pamposhtur. Ai bëri gjithçka që ta shkëpuste kombin shqiptar nga porta e lartë"."Gjithashtu është e domosdoshme që në Shqipëri të sillen në kuadër të 100-vjetorit edhe eshtrat e Mit`hat Frashërit, një publicist, një nga njerëzit më mëndjendritur të kulturës sonë” tha Berisha.Sipas tij, i biri i Abdyl Frashërit ka një kontribut shumë të madh, mbetet simbol i atdhetarit të flaktë, gjeniut në veprat tonë, politikan për të cilin ideologjia sunduese për shqiptarët duhet të ishte ajo kombëtare. “E la me dëshirë të varrosjes në oborrin e Institutit Albanologjik ku dhuroi bibliotekën më të pasur të kohës, ne duhet ta sjellim, lidhur me varrimin, ndofta pranë të atit do të ndihej më i lumtur” shtoi më tej kryeministri.