Pastrim parash dhe veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari, sekuestro 30 mijë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2012, 18:07
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me atë të Tiranës ka vënë në pranga shtetasin S. Roçi, 28 vjeç. Sipas bluve ndalimi i 28-vjeçarit u bë pasi u kap me disa doza me drogë.Menjëherë pas arrestimit, autoritetet policore kanë kryer verifikimet rreth Roçit, ku ka rezultuar se ky shtetas kishte të depozituar në banke një shumë parash prej 30 mijë euro, e cila e cila i është sekuestruar menjëherë nga blutë.Po sipas verifikimeve të policise, S. Roçi akuzohet për pastrim parash dhe veprimtari kriminale. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.