Komisioni i ekonomisë, ndryshohen procedurat për prokurimet

Qeveria ndryshon procedurat për nisjen e prokurimit publik duke kërkuar që ky proces të nisë menjëherë  pasi të miratohet buxheti.Pas pezantimit të këtyre ndryshimeve ligjore nga drejtoresha e  agjencisë së prokurimeve publike  Klodiana Canka në komisionin e ekonomisë, opozita  tha se hidhen hije dyshimi për sa i përket prokurimeve të projekteve duke qenë se 2013 është një vit elektoral.Një tjetër debat në komisison lidhet me procedurat tenderuese dhe me shpalljen e kompanive fituese të cilat sipas opozitës në shumë projekte kryhen punime jo cilësore.Po ashtu me këto ndryshime ligjore parashikohet që institucioni i Avokatit të prokurimeve të mbyllet tërësisht. Ndërkaq Komisioni i miratoi këto ndryshime me votat e mazhorancës  dhe me votën e  abstenuese të opozitës e cila kërkoi që në seancë të qartësohen problematikat e ngritura në komision.