Gjykata e Apelit lë në burg Paro Laçin
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendim e gjykatës së shkallës së parë për Paro laçin, 40 ditë burg. Laçi ankimoi vendimin por pa mundur të ndryshojë atë, duke i hapur rrugë kështu ekstradimit të tij për në Itali.Paro Laçi u arrestua në datën 7 dhejtor për llogari të shtetit italian,ku ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar aksionerin e klubit të futbollit Partizani me 10 vjet e 4 muaj burg. Mësohet se Laci ka mundur ti shpëtojë drejtësisë italiane falë ndërrimit të identitetit, ku ai ishte i skeduar me emrin Berisic Paro, shtetas serb.Por ka qënë pikërisht përgjigjia e interpolit në Beograd, i cili është përgjigjur se ky shtetas nuk ekziston. Kjo ka bërë që Interpol Tirana të ekzekutojë urdhërin e ndalimit për Paro Lacin, pasi fotografia e pasaportave ishte e njëjtë.