Librazhd, plagos vëllanë në gjendje të dehur, më pas vetëvritet
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrethin e Librazhdit ku një 34-vjeçar ka plagosur me çifte vëllanë e tij dhe më pas është vetëvrarë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Pishkash të Librazhdit ku 34-vjeçari Ilmi Menkshi, në gjendje të dehur ka plagosur me armë gjahu vëllanë e tij P.Menkshi 40 vjeç.Në gjendje shoku dhe duke menduar se kishte vrarë të vëllanë, 34-vjeçari ka marrë çiften dhe ka qëlluar edhe veten dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Ndërkohë 40-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Librazhdit ku sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.