Këshilli bashkiak i Tiranës kalon me votat e mazhorancës buxhetin për 2013

Pas më shumë se 6 orëve diskutimi e debate, buxheti afatëmesëm i Bashkisë për vitet 2013-2015 është miratuar me votat e maxhorancës në Këshillin bashkiak përkatësisht 28 pro dhe 12 kundër.Opozita u shpreh kundër këtij projektbuxheti, sepse e quajtën atë buxhet të pushtetarëve dhe jo të qytetarëve, jo realist, jo transpartent , si projekte të nisura por të përfunduara dhe si fryerje që shkon për pagat dhe stafin e shtuar në 471 persona në Bashki.Buxheti afatëmesëm është 240 milion dollarë. Kryebashkiaku Basha dhe nënkrytarja e Bashkisë Jorida Tabaku e quajtën si një shumë normale për të përfunduar projektet përgjatë këtyre viteve. Ata e vlerësuan si një buxhet realist, bazuar në një proces të drejtë konsultimesh me qytetarët.Por kjo mbledhje në Këshillin bashkiak përvec debateve ka patur edhe pika bashkimi mes qëndrimet të mazhorancës dhe opozitës. Këto janë vlerësuar si vendime historike të mbledhjeve të Këshillit, ku palët ranë dakort që kategoritë e bizneve luleshitës dhe librashitës të kenë ulje të taksave me 30%.Opozita ka dhënë votën e saj pro, ndërsa ka absetnuar për vendimin e pagesës së antenave të kompanive celulare sepse mungon një studim dhe një matje e saktë mbi rrezikshmërinë ndaj këtyre rrezatimeve.