Gjirokastër, drogë në makinën e shefit të krimit
Paraditen e ditës së sotme shefi i parandalimit dhe hetimit të krimit në qytetin e Gjirokastrës ka gjetur lëndë narkotike në automjetin e tij tip Benz.Menjëherë efektivi i policisë ka njoftuar kolegët e tij për këtë ngjarje.Burime nga policia e qytetit të Gjirokastrës bëjnë me dije se rreth 11 kg lëndë narkotike ishin futur në një çantë shpine dhe më pas ishte vendosur në bagazhin e automjetit të shefit të krimeve.Shefi i parandalimit dhe hetimit të krimit në Gjirokastër, i ka lajmëruar përveç kolegëve të tij edhe drejtorin e policisë, shefin e Komisariatit dhe shefin e SHKB-së.Policia po heton për zbardhjen dhe për identifikimin e personave që mund të kenë kryer këtë ngjarje, pasi dyshohet se droga është futur në makinë gjatë orëve të natës