Konfindustria vlerëson vendimin Qeverisë për përjashtimin nga pagesa e TVSH-së
Administratori i përgjithshëm i konfindustrisë Gjergj Buxhuku në një njoftim për shtyp ka bërë me dije se konfindustria vlerëson si hap pozitiv përpara, vendimin e fundit të Qeverisë së Shqipërisë për përjashtimin nga pagesa e TVSH për makineritë e pajisjet për investimet, që janë mbi 50 milion lekë dhe që i shtohet vendimit të njëjtë për përjashtimin nga pagesa e TVSH për makineritë, pajisjet, lëndë të para, etj., që përdoren për ndërtimin e HEC-ve. Gjithashtu Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që është e nevojshme, që pragu i shtrirjes së zbatimit të vendimit të fundit të ulet deri në vlerën prej 15 milion lekë të vlerës së investimit.Arsyeja e kërkesës së Konfindustrisë për uljen e pragut të përjashtimit nga pagesa e TVSH për makineritë dhe pajisjet vjen nga fakti, se tashmë kur ekonomia shqiptare po vuan rëndë pasojat e krizës është domosdoshmëri thithja e investimeve sidomos të huaja si mjet i rëndësishëm për përballimin e gjendjes së vështirë. Ulja e rendimentit fiskal për 10 mujorin e parë të vitit 2012 me mbi 160 milion $ me pak të ardhura për buxhetin e shtetit flet qartë për gjendjen e vështirë të ekonomisë shqiptare.Konfindustria vlerëson, se në kushtet e mësipërme ulja e pragut të heqjes së TVSH për makineritë dhe pajisjet do të ishte një mjet tjetër nxitës për investimet e vendit dhe të huaja. Ndërkohë mbajtja e një pragu të caktuar të përjashtimit nga TVSH është e rëndësishme edhe për një afat kohe të caktuar për të bërë të mundur njëkohësisht :1.Nxitjen e investimeve të reja në vlera të pranueshme2.Shmangien e evazionit fiskal të mundshëm3.Sigurimin e të ardhurave për buxhetin e shtetitShifra e propozuar nga Konfindustria për një prag prej 15 milion lekë investim është e tillë, që siguron njëkohësisht të 3 qëllimet e sipërpërmendura.Është e nevojshme që të nxiten për të investuar në atdhe sidomos emigrantet tanë në Greqi dhe që nuk zotërojnë sasi të mëdha kapitali, por janë në numër të madh dhe në tërësi mund të përbëjnë një fluks të rëndësishëm investimesh. Në shumicë emigrantët e ardhur nga Greqia janë të prirur të investojnë në shërbime dhe bujqësi, që praktikisht i takon biznesit të mesëm dhe vogël.