Zhvillohet kampionati kombëtar i parashutizmit Tirana Open Air
Kampionati kombëtar i fluturimit të lirë këtë herë ka hapur krahët fluturues në Tiranë. Ky sport i cili u shoqërua nga sytë e qindra sportdashësve në Dajt karakterizohet nga rrezikshmëria dhe magjepsja prej adrenalinës maksimale që të ofron.Ky është kampionati i dytë në zhanrin e këtij sporti dhe pritet të ketë edhe rritje në popullaritetin e tij në shqipëri.35 parashutistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia janë hedhur prej malit të Dajtit në drejtim të Tufinës në etapën e 4 të këtij kampionati, i cili do të përmbyllet me finalen e madhe që do të zhvillohet në muajin Maj në Vlorë, ku do të shpallet edhe fituesi.Tirana Open Air dhe etapa e 4-të e kampionatit të dytë kombëtar në fluturime të lira është mbyllur me fitues Hizdri Gubetinin, në vendin e dytë ka dale Xhonatan Islami kurse në vendin e tretë Visar Gjikolli.