Raporti për gjakmarrjen 2012 - Komiteti pajtimit mbarëkombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2012, 15:18
Viti 2012 ka sjellë një alarm të frikshëm përsa i përket vrasjes së femrave përfshirë edhe rastet për gjakmarrje. Edhe pse kanuni në emër të cilit vritet për gjak e ndalon këtë, shifrat janë alarmante: 10 herë më të larta se në periudhën e tranzicionit.Komiteti mbarëkombëtar i Pajtimit të gjaqeve ka bërë edhe bilancin tragjik të vrasjes për gjak në 2012 ku janë shënuar 118 viktima dhe janë evidentuar 1208 familje të ngujuara.Një inisiativë e veçantë e Komitetit do jetë fushata zgjedhore, ku do të mbahen nën kontroll familjet në hasmëri.Një element interesant i evidentuar është mosha e viktimave që janë nga minorenë deri të moshuar, çka tregon se ky fenomen nuk bën dallime moshe.