Ulje të shitjes së gjelave të detit, shkak çmimi i lartë
Fermerëve të Tiranës u ka shkuar kot mundi për të majmur gjelat e detit. Jo për faktin se ata nuk preferohen më në tryezat e shqiptarëve, por për një arsye të thjeshtë: askush nuk arrin të përballojë çmimin e tyre në një fundviti tërësisht në krizë ekonomike.E në fakt vetë ata që gjatë muajt dhjetor pushtojnë rrugët e Tiranës me gjela në dorë e pranojnë se harxhimi i tyre ka shkuar kot. Por edhe kamera jonë për më shumë se dy orë në pazarin e ri e konfirmon mungesën e shitjes së simbolit të ndërrimit të viteve.Po nëse fërmerët shoprehin shqetësimin e tyre, qytetarët na zbulojnë arsyet se pse i largohen gjelit sa dëgjojnë çmimin.Duket se kriza ekonomike përveç sektorëve strategjike të vendit ka zbritur edhe tek gjelat e vitit të ri. Në këtë rast ata që fitojnë në fakt janë shpendët të cilët për shkak të pamundësisë ekonomike, sigurojnë edhe ca muaj më shumë jetë.