Gjosha:Rezolutë kundër dhunës në familje

Lëvizja Socialiste për Integrim është forca e parë politike që merr një inisiativë kontrete kundër fenomenit të dhunës në familjes e sidomos asaj ndaj gruas.Ka qënë kryetarja e Lëvizja e Gruas për Integrim, njëkohësisht Zv.ministre e punës dhe çështjeve sociale Klajda Gjosha e cila ka lancuar nismën që synon hartimin e një rezolute finale.Në respekt të gjithë nismave të ndërrmara nga Qeveria shqiptare për përmirësimin e kuadrit ligjor si dhe shumë fushatave sensibilizuese ndaj luftës së këtij fenomeni LSI vlerëson se ka ende vend për ndryshime të mëtejshme në fuqizimin e zbatimit të ligjit ,si dhe në punën e përbashkët dhe ndërvepruese të instincave përgjegjëse mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje” tha ajo.Fushata në fjalë synon të sensibilozjë jo vetëm opinionin por edhe institucionet që të frenohet ky fenomen që shpesh përfundon në krime makabre brenda familjes dhe jo vetëm.