Kosovë, serbët në veri paralajmërojnë sërish bllokim të rrugëve

Tregëtarët  serbë të veriut kanë vendosur të enjten mbrëma në një takim të përbashkët në veri të Mitrovicës, që tre herë në javë, përkatësisht të hënën, të mërkurën dhe të premten, nga ora 10:00 deri 12:00, të protestojnë duke bllokuar të gjitha rrugët që çojnë në veri të Kosovës.Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se strukturat ilegale në veri kanë urdhëruar tregëtarët në veri të Mitrovicës, Zveqan, Leposaviç dhe Zubin Potok që gjatë kësaj kohe të  mbajtë të mbyllur dyqanet e tyre.“Përveç bllokimit të rrugëve për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, do të bllokohen edhe rrugët që çojnë në ‘Lagjen e boshnjakëve’, zonën e ‘Tre rrokaqiejve’, përkatësisht fshatin Suhodoll”, ‘Kodrën e minatorëve’ dhe ‘Kroin e Vitakut’, kanë thënë burimet.Sipas këtyre burimeve strukturat ilegale në veri kanë urdhëruar po ashtu edhe drejtuesit e të gjitha organizatave shoqërore, fakulteteve dhe shkollave të mesme, që gjatë kësaj kohe t’i lënë të lirë punonjësit, studentët dhe nxënësit, në mënyrë që numri i protestuesve nëpër pika të caktuara të jetë sa më i madh.Serbët kanë paralajmëruar protesta pas kufizimmit të hyrjes pa doganë të mallrave me automjete që transportojnë peshë deri në 3 tonë e gjysmë. Sipas tyre për shkak të problemeve të shumta që kanë dalë pas zbatimit të marrëveshjes së menaxhimit të integruar të kufijve (IBM) janë rritur çmimet dhe ka mungesë të artikujve të ndryshëm në veri të Kosovës.