Nikoliç diskuton platformën me serbët e Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2012, 09:01
Presidenti i Serbisë, Timosllav Nikoliç, do të takohet sot me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë për të diskutuar në lidhje me platformën e Beogradit për Kosovën.Bisedimet do të nisin në orën 14:00, në selinë e Presidencës serbe por nuk dihet se kush do të marrë pjesë në takim. Sipas mediave serbe në takimin me kreun e shtetit serbë do të marrin pjesë rreht 30 serbë nga veriu i Kosovës.Presidenti i Serbisë, të enjten ka biseduar me anëtarët e opozitës serbe në lidhje me platformën.Ky dokument, përveç të tjerash, parashikon autonomi për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, gjë që është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet kosovare.Kryeministri Hashim Thaçi është zotuar se platforma serbe nuk do të gjejë zbatim.