Rasti “Kleçka”, gjykata edhe dy muaj paraburgim për Limaj
Gjykata e Qarkut ka aprovuar kërkesën e prokurorit për zgjatjen edhe për dy muaj të paraburgimit ndaj të arrestuarve në rastin Kleçka: Fatmir Limajt, Nexhmi e Naser Krasniqit si dhe Naser Shalës.Prokurori ka kërkuar edhe dy muaj paraburgim për të paraburgosurit e akuzuar për krime lufte në të ashtuquajturin rasti ”Kleçka”, për të cilin po mbahen në paraburgim 8 persona.Ndonëse Tahir Rrecaj, avokati i deputetit Fatmir Limaj, ka deklaruar se konsideron të panevojshëm masën e paraburgimit, Gjykata e Qarkut vendosi në favor të kërkesës së prokurorit.Limaj është paraburgosur me 24 nëntor dhe gjykata ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes ndaj këtij masës së paraburgimit.Muaj më parë gjykata kishte hedhur si të papranueshme dëshminë kryesore të Agim Zogajt i njohur si dëshmitar X, që kishte çuar tek lirimi i të gjithë të akuzuarve në këtë rast, raporton Koha.Por, prokurori i rastit kishte deponuar një ankesë ndaj këtij aktgjykimi dhe Gjykata Supreme kishte vendosur që rasti të kthehet në rigjykim ndërsa provat e dëshmitarit Zogaj shpalleshin të pranueshme.Limaj dhe të tjerët akuzohen se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj civilëve serbë e shqiptarë në shtabin e UÇK-së në Kleçkë.