Opozita në Kosovë kundërshton lejimin e hyrjes së mallrave pa taksa

Partitë opozitare ne Kosove kanë reaguar ndaj qeverisë për vendimin e saj e cila lejon që importet nga Serbia të mos përfshihen ne taksat kufitare. Partitë opozitare e quajnë të papranueshme lejimin e institucioneve të vendit që mallrat nga Serbia në pikën kufitare të Jarinjës të lirohen nga taksat kufitare.Megjithëse Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe Doganat e Kosovës janë shprehur se kjo marrëveshje vlen deri me 10 Janar, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Zemaj ka thënë se edhe në mënyrë sistematike është dëmtuar buxheti i Kosovës.Poashtu dhe kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka pohuar se marrëveshja nuk duhet të jetë afatgjate. Ndësa kur u pyet për platformën serbe, Gjini tha se duhet të injorohet totalisht kjo platformë pasi nuk përkon me realitetin e Kosovës.Dy ditë më parë është prezantuar platforma serbe për Kosovën, që është kundërshtuar fuqishëm nga institucionet e Republikës së Kosovës, por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian.