Fëmijët e fshatit SOS festojnë me Zonjën e Parë e Vodafon Albania

Rreth 80 fëmijë të Fshatin SOS i janë lumturuar festave të fundvitit ne një program argëtues, duke marrë dhurata të ndryshme të përgatitura nga zonja e Parë Odeta Nishani së bashku me Fondacionin Vodafone Albania.Zonja e Parë shprehu kënaqësinë e saj të madhe që ndodhej mes fëmijëve të Fshatit SOS në këto ditë festash dhe gjithashtu ftoi 4 fëmijë të kësaj shtëpie për të festuar së bashku me familjen Presidenciale natën e madhe të ndërrimit të viteve.Gjatë kësaj veprimtarie Zonja e Parë, vizitoi edhe një shtëpi brenda në Fshatin SOS, ku ndodheshin disa fëmijë bashkë me nënën e tyre. Festa vijoi me këngë, recitime, valle të fëmijëve të Fshatit SOS, me pjesëmarrjen edhe të Cirkut të Tiranës.