FRD zyrtarizohet në Tiranë, Topi: Në qershor do largojmë stalinistin e fundit në Europë
Shqipërisë i duhet një rilindje dhe FRD do ta mundësojë këtë përmes votës së qytetarëve shqiptarë. Kështu ka deklaruar kreu i FRD, Bamir Topi gjatë fjalës së tij teksa ka zyrtarizuar degën e klësaj partie në Tiranë, duke e përmbyllur kështu ristrukturimin e plotë të saj. Topi vlerësoi se kjo qeveri dhe mazhorancë nuk ka ctë ofrojë më për qytetarët shqiptarë, duke shtuar se ka ardhur koha të largojmë stalinistin e fundit në Europë.“Kjo është një ditë e vecantë dhe historike për Tiranën. Sot jemi sëbashku për një politikë të re që na ndan nga tranzicioni dhe nga ajo që na ka dhënë Zoti, por na e ka mohuar politika, bashkimi me BE. Ne kemi qenë të bindur se 21 dhjetori nuk do të ishte fundi i botës, sot jemi këtu se fillon një cikël i ri, për një rilindje të vërtetë qytetare, një mision i ri që do na bashkojë të gjithëve. Sot është dita që tu japim kurajo qytetarëve të largojmë stalinistin e fundit në Europë. Në dy dekada Tirana është përballur me cdo krizë, sot ajo është metropol 1 milionësh, ku të gjithë bashkëjetojnë në harmoni, kjo është arsyeja që të gjitha ata që merren me jetën publike duan të marrin dicka nga imazhi i saj, por ju gjithmonë keni ditur të bëni zgjedhjen e duhur. Sot FRD jehtësohet zyrtarisht në të gjitha qarqet e vendit. FRD i ngjason frymës rinore dhe qytetare të ’90 me vullnetin për të punuar pareshtur për realizimin e aspiratave. Vendit i duhet një politikë jo si kjo e sotme që hedh fajin nga pala tjetër dhe nuk angazhohet për zgjidhje, sic bën qeveria apo modeli siamez i opozitës”tha ai.Topi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë edhe lidhur me rritjen e borxhit publik, ashtu si edhe për nivelin e ulët të projekt/buxhetit për 2013, në të cilin, sipas tij nuk mbahet asnjë premtim i qeverisë si për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve, ashtu edhe për kompensimin e ish pronarëve, apo investime në arsim dhe shëndetësi. Në këtë kontekst kreu i FRD-së, nuk e ka vlersuar madje ka dënuar privatizimet e papërgjegjshme dhe jo transparente me qëllimin e vetëm për të rritur nivelin e parave në arkën e shtetit.Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, ka vënë theksin tek humbja e statusit të kandidatit në BE për të tretën herë radhazi, cfarë sipas tij dëshmoi edhe dështimin e koalicionit blu me pika të kuqe në 2009. Teksa theksoi se në Shqipëri nuk mund të flitet më për Shqipëri parlamentare por Kryeministrore, Oketa deklaroi se kjo epokë e sundimtarëve duhet të marrë fund.