Kukan, Berishës e Ramës: Plotësoni 3 kushtet, nëse doni integrimin

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi progres-raportin për Shqipërinë, përmes të cilit i rekomandoi KiE marrjen statusit kandidat për vendin tonë, eurodeputeti Eduard Kukan ka përcjelle një mesazh në drejtim të krerëve të dy partive kryesore, Berishës dhe Ramës, ku thekson se ka ardhur koha që të dy liderët të kuptojnë se duhet të bashkëpunojnë.Sipas Kukan palët duhet të punojnë sëbashku nëse duan integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ndërsa ka theksuar se duhet të përbushen sa më shpejt tre reformat e parealizuara nga Shqipëria.“Duhet të përmbushen të treja kushtet para dhjetorit nëse doni integrimin në Bashkimin Europian. Nëse tre reformat e mbetura pezull do miratohen, me siguri që Shqipëria do e marrë statusin” është shprehur eurodeputeti Kukan.Ndërkaq Eduard Kukan nuk ka anashkaluar dhe mbajtjen e zgjedhjeve 2013, kushti kryesor për hapjen e negociatave me BE, ku ka deklaruar se Shqipëria do të ketë vëmendje të plotë dhe do të monitorohen rreptësisht zgjedhjet parlamentare.