Panari “Work and Study”, Jakaj: Mundësi më e madhe për punësim
Dhoma e tregëtisë dhe e industrisë në Tiranë ka përshëndetur marrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për në BE duke e parë si një hap pozitiv në ekonomin e vendit.Gjithashtu, dhoma e tregëtisë bëri të ditur se panairi "Work and study" do të çelet ditën e premte në Pallatin e Kongresesve do të jetë një mundësi e mirë për punëkërkuesit e studentët dhe në anën tjetër një promovimi i mirë i 40 kompanive pjesëmarrëse.Nikolin Jakaj tha se ky format do të ndihmojë më shumë se 1100 punëkërkues të identifikuar nga bashkia ku ata mund të gjejnë alternativa punësimi.Duke iu referuar përvojave të viteve të mëparshme, Nora Malaj , zv.ministre e Arsimit tha se interesi edhe në këtë panair do të jetë i lartë.Në këtë panair për herë të parë, sipas Jakajt ka shprehur interes përpjesëmarrjen edhe universitet e huaja.Në dy vitet e shkuara në këtë panair janë numëruar 12 000 mijë vizitorëve, ku 6 000 mijë të intervistuar ishin punëkërkues, 400 aplikantë ishin kryesisht për studime master, ndërsa mbi 1000 prej tyre arritën të siguronin një punë.