Dita e 19 e grevës së ish të përndjekurve, masa të forta nga policia

Incidentet e fundit brenda perimetrit të cadrës ku janë ngujuar ish të përndjekurit politikë në grevën e tyre të urisë kane shtuar masat nga ana e policisë, të cilët po mbajnë nën vëzhgim të plotë zonën. Janë rreth 30 policë, të cilët kanë rrethuar cadrën për të shmangur cdo lloj incidenti të mundshëm.Në ditën e 19 të grevës, pas Gjergj Ndrecës, një tjetër ish-i burgosur politik i vuri flakën vetes gjate dites se sotme. Lirak Beko, 47 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën në QSUT, pasi u dogj rëndë në 50 për qind të trupit të tij nga zjarri që i vuri vetes.Ndërkohë grevistët kanë vendosur për të mos pranuar politikanë në cadër, pasi sipas tyre grevës po i jepen ngjyra politike.