Shëndeti mendor, rritet numri i të prekurve nga këto probleme
Shtohen rastet e personave që vuajnë më çrregullime të sistemit mendor. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kuadër të ditës botërore të shëndetit publik, Liljana Ramosaço, drejtore e Autoritetit Shëndetësor Rajonal u shpreh se vetëm në Tiranë në 9 mujorin e parë të këtij viti janë kartelizuar 6 mijë pacientë të rinj, ndërkohë që nga shërbimi parësor janë realizuar rreth 15 mijë vizita për këta të sëmurë.Nga ana tjetër drejtori i politikave shëndetësore pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, pohoi se në 2030 sëmundjet mendore priten të jenë numri një, duke lënë pas ato të zemrës dhe kancerit.Në Qëndrën e shëndetit mendor numër 1, u është hapur kartelë 1500 pacientevë kronikë me skizofreni apo dhe me çrregullime afektive. Në atë numër 2. të shëndetit mendor, janë kartelizuar 1790 paciente kronik të rinj. Ndërsa në Qëndrën numër 3 të shëndetit mendor janë kartelizuar 1740 të rritur dhe janë hapur kartela dhe për 2290 fëmijë.