Topi: Realizim të kritereve. Të zgjidhet çështja e ish-të përndjekurve
“Fryma e Re Demokratike” e ka lexuar krejt ndryshe nga forcat e tjera politike progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.Kryetari i FRD-së Bamir Topi tha se se fakti që ky status u mor i kushtëzuar, tregon papërgjegjshmëri të klasës së vjetër politike dhe përbën një këmbanë alarmi që palët të bashkëpunojnë në plotësimin e kushteve që do të mundësonin çeljen negociatave për Shqipërinë."FRD gjykon se Shqipëria i ka pasur të gjitha mundësitë që vlerësimi i KE-së të ishte më pozitiv, që statusi të fitohej menjëherë dhe Shqipëria të ndahej nga trazicioni konfliktual dhe të ketë një sjellje më të përgjegjshme. S`ka kohë për tu humbur. Është nevojë emergjente për të miratuar ligjet dhe sidomos është koha për refkektim dhe sjellje të përgjegjshme në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, reformën në drejtësi etj” tha Topi.Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka kërkuar një zgjidhje urgjente për ish të burgosurit politik, duke apeluar që qeveria dhe parlamenti të ulen në dialog me grevistët. "Mjaft më me etiketime dhe sjellje që të tregojnë kohën e diktuatruës. Duhet urgjentisht të gjendet një zgjidhje” shtoi Topi.Për kreun e FRD-së Bamir Topi më shumë se sa etiketime që të nënkujtojnë kohën e diktaturës është koha për zgjidhje.