Aksident në Fushë Bulqizë, vdes 45-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2012, 14:50
Një aksident me pasojë vdekjen e një 45-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë Bulqizë.Shpëtim Lika nga fshati Sopot i komunës Zerçan ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi motorrçikleta me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga është përplasur me një bordurë.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.