Basha firmos marrëveshjen për terminalin multimodal
Për terminalin multimodal, që pritet të jetë stacioni ku do të qëndrojnë urbanë, autobusë, taksi e furgona Bashkia tashmë ka një marrëveshje me BERZH dhe përfaqësuesit e “Ital Ferr”, që do të përgatisë referencën për terminalin e pasagjerëve.Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, tha se ky është një ndër projektet më të mëdha të kryeqytetit, i cili do të nisë me zhvendosjen e stacionit të trenit.Sipas projektit të paraqitur për teminalin multimodal, ndërhyrja do të bëhet mbi bazën e 4 fazave;1. T`i shërbejë si një stacioni ku tu jepet prioritet lëvizjes me automjet publike duke lehtësuar trafikun,2. Do të jetë një stacion herkurudhor dhe në anën tjetër do të ketë kapacitete për qëndrimin e autobusëve dhe taksive,3. Do të ketë edhe qëndra tregëtare dhe se fundmi, ndërhyrja do të bëhet pas një studimi të mirë të infrastrkturës.Nismën e kanë mbështetur edhe ambasdadori italian Masimo Gaiani, ndersa optimist janë treguar edhe përfaqsuesit e BERZH dhe “Ital Ferr”. Ndërsa për kryebashkiakun Basha rruga për ndërtimin e këtij terminali është konkret dhe i bazuar në fakte.