Kreu i ri i KQZ-së, Wollfarth: Hap i rëndësishëm drejt zbatimit të Kodit
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth, mirëpriti zgjedhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, ditën e sotme."Zgjedhja e sotme e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përfshirë kreun e institucionit, është një hap i parë i rëndësishëm drejt zbatimit të Kodit të ri Zgjedhor", tha ai."Unë i nxis të gjithë aktorët të punojnë së bashku dhe të dëshmojnë vullnetin e kërkuar politik për të zbatuar më tej Kodin e ri Zgjedhor, plotësisht dhe në frymë të mirë. Kjo nevojitet për të krijuar besim në të gjitha nivelet - mes votuesve, komisionerëve zgjedhorë dhe politikanëve - duke ofruar, njëkohësisht, një fushë loje të drejtë dhe të barabartë për të gjithë"thekson me tej Wollfarth.Wollfarth përsëriti gatishmërinë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri për të ndihmuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë aktorët e tjerë në zbatimin e legjislacionit zgjedhor.