Greva, përkeqësohet shëndeti i një prej ish-të përndjekurve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2012, 15:41
Përkeqësohet gjendja e njërit prej ish-të përndjekurve politik të cilët ndodhen në grevë urie. Mësohet se një prej grevistëve është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.Pavarësisht debatit që bëhet jashtë çadrave ku janë ngujuar prej 20 ditë ish të burgosurit politik ish-të përndjekurit politik janë të vendosur ta çojnë grevën e tyre deri në fund.Grupi i ish-të përndjekurve prej 20 ditësh është ngujuar në grevë urie duke kërkuar dëmshpërblimin dhe një sëri kërkesash të tjera që pretendojnë se janë lënë në harresë nga shteti.