Durrës, gjendet e masakruar 18-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2012, 13:55
Masakrohet dhe më pas hidhet në një parcelë me misër një adoleshente në Durrës.Ngjarja e rëndë është shënuar në Fllakë të qytetit bregdetar ku 18-vjeçarja Aishe Vata, banuese në Xhafzotaj është gjetur e masakruar nga një banor i zonës.Banori është shokuar kur ka parë trupin pa kokë dhe i alarmuar ka njoftuar policinë.Menjëherë ne vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat konstatuan se trupi ishte masakruar me thikë, ndërsa mungonte koka e viktimës.Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje por policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë