Zhvillohet më 21 tetor "Maratona e Tiranës”
21 Tetori do të jëtë një ditë ndryshe e Tiranës, nuk do të ketë trafikun e përditshëm dhe në anën tjetër të gjithë qytetarët mund të jenë pjesë e një gare të veçantë."Maratona e Tiranës" do të mbledh në një vrapim kryeqytetasit të veshur me atlete dhe me këtë bluzë, dhe qëllimi është jo thjeshtë një aktivitet argëtues por sensibilizues për rëndësine e atletikës dhe aktiviteteve fizike.Drejtori i sporteve në bashkinë e Tiranës Artan Pogoni dhe organizatorët e tjerë japin detajet mbi këtë ditë vrapimi dhe mënyrën se si duhet të regjistohemi për të qënë pjesë e kësaj gare.Fondacioni “Vodafon Albania”, si gjithmonë është përkrahësi më i madh i aktiviteve të tilla sportive e humanitare. Dhe në këtë ditë Albi Greva, drejtori ekzekutiv i fondacionit tha se Vodafone do të jetë aty mes vrapësuesve për të realizuar një aktivite të vecantë.Regjistrimet mund të bëhen online ose pas datës 18 tetor. Starti do të jetë në sheshin Skëndërbej dhe finishi po aty, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve ndërsa pagesa për pjesëmarrësit do të jetë simbolike, pra 500 lekë.