Lefteri Lleshi zgjidhet kryetare e re e KQZ-së, opozita nuk voton

Lefteri Lleshi është kryetarja e re e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 73 vota pro kandidaturën e Lleshit, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar sot edhe 6 anëtarët e rinj të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Deputetët kanë votuar me shumicë votash për rikonfirmimin në detyrë të anëtarëve të KQZ-së, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj të propozuar nga PD-ja dhe Albana Shtyllën dhe Denar Bibën nga Partia Socialiste. Gjithashtu deputetët votuan pro edhe për kandidaturat e LSI-së dhe PBDNJ-it përkatësisht Ilirjan Muho dhe Jano Jani.Kështu Hysen Osmanaj mori 119 vota pro; Vera Shtjefni: 119 pro, 10 kundër, 3 abstenime; Albana Shtylla: 127 pro, 3 kundër, 2 abstenim; Denar Biba: 129 pro dhe 2 kundër; Ilirjan Muho: 98 pro 20 kundër, 14 abstenim; Jano Jani: 127 pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Kush është kryetarja e re e KQZ-sëLefteri Lleshi ka përfunduar studimet e larta në fakultetin e drejtësisë në Tiranë ndërsa aktualisht mban edhe postin e anëtarës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe në Kuvendin e Shqipërisë Drejtore në Shërbimin Juridik.Më herët Lefteri Lleshi gjatë viteve 1992-2000 ka punuar si juriste në drejtorinë qëndrore të Shërbimit Informativ Kombëtar,ndërsa që prej vitit 2000 deri në vitin 2006 në agjencinë Kombëtare të Privatizimit, si përgjegjëse e Sektorit Juridik. Lleshi ka marrë pjesë në një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale ndërsa zotëron dy gjyhë të huaja anglisht dhe italisht.Në fakt kjo është hera e parë që klasa politike ia beson drejtimin e këtij institucioni një gruaje, ndërsa për më shumë se 20 vjet demokraci ky institucion është shigjetuar fort nga pala humbëse në proceset zgjedhore.