"Rrëfimi i Ismail Qemalit", zbulohen detajet e dramës

Zbulohen detajet e shfaqes "Ëndrra e Ismail Qemalit", dramës së 100-vjetorit të pavarësisë. Në një konferencë për shtyp, drejtori i teatrit Kristaq Skrami, autori i veprës Bashkim Kozeli, regjisori Spiro Duni dhe kasti i aktorëve kanë dhënë detaje të surprizave që do të sjëllë drama, e cila do të bëjë jehonë në skenën e Teatrit në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.Ky rrëfim dramatik tregon caste nga jeta e Ismail Qemalit para pavarësisë, të cilat gërshetohen më pas me vegime dhe përplasjen me disa figura të shquara. Sipas Drejtori Skrami, kjo shfaqe ashtu si dhe figura historike, janë një kontribut për politikën e vendit.Kjo vepër teatrore do përfundojë në datë 10 nëntor, për tu vënë më pas në skenë premiren me datë 28 nentor, ditën e pavarsisë. Teatri Kombëtar është duke punuar ndërkohë për 8 shfaqe të festivalit të filmit.