Ruçi-Berishës: Zhblloko qarkun e Fierit. Bashkëpunim për statusin
Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi ka kërkuar bashkëpunimin e mazhorancës për të përfunduar 3 kriteret e kërkuara nga KE-ja për integrimin e vendit. Duke folur në seancën plenare të Kuvendit, Ruçi kërkoi që të dyja palët të ulen në tryezë për të bërë të mundur edhe realizimin e këtyre kërkesave.“Duhet të ulemi dhe ti konsiderojmë si detyra shtëpie ato që na janë ngarkuar pasi edhe koha për plotësimin e tyre është e shkurtër. Në emër të opozitës do ta falenderoj KE-në për rekomandimet e bëra shtetevr pjesëmarrëse megjithë se ne jrmi koshient që vendi ynë ka probleme të standarteve demokratike. Ne e falenderojmë komisionin për vlerësimin e dhënë paravarësisht se ne e dimë që vendi ka probleme me drejtësinë, pavarësiht që kemi probleme me korrupsionin, me kriminalitetin, se ka problem të mëdha me mungesën e pavarësisë të institucioneve kushtetuese” ka theksuar Ruçi.Ruçi i është referuar edhe grevës së urisë së ish-të përndjekurve politik ndërsa ka mohuar akuzat e mazhorancës se PS-ja po e përdor grevën për qëllime politike. “Ne nuk duam kredo politike nga ajo shtresë por nuk tolerojmë mungesën e përgjegjshmërisë suaj. Ata nuk duan lëmosh por ata duhen të vlerësohen. Turp kjo që bëni. Kryetarja e kuvendi tha që kam qënë ministër i brendshëm. Po ka qënë por ata që janë atje janë liruar me firmën e ministrit të brenddhëm” tha Ruçi.Gjithashtu kreu i grupit të PS-së i është përgjigjur edhe kryeministrit Berisha i cili ofroi si zgjidhje për Fierin, mocionin e votëbesimit."Është përgjegjësia juaj prandaj për të arritur një zgjidhje për Fierin. Gjithçka mund të falet por dy gjëra jo, ku e para është të mos zbatosh ligjet e vendit. Hajde bëj mocion mosbesimi për deputetët e tu. Mos bëj lojra fjalësh, zhblloko qarkun e Fierit. Kërkesa e opozitës është legjitime dhe ne nuk tërhiqemi nga ajo” tha Ruçi.Ndërsa kreu i grupit demokrat Astrit Patozi ka deklaruar se Ruçi nuk mund të flaës për ish-të përndjekurit pasi ka qënë ministri i fundit i Sigurimit të Shtetit. “Grevistët nuk i futi në burg Partia Demokratike, por Sigurimi i Shtetit i regjimit komunist. Majko u keqpërdor me deklaratat për ish-të përndjekurit. Ai nuk duhet t`i takonte ish-të përndjekurit, se s`ka bërë asgjë për ata. Unë nuk inkurajoj ata njerëz, kur në kundërshtim me ligjin kërkojnë atë që nuk i takon ” tha Patozi.Gjithashtu kreu i grupit të PD-së Astrit Patozi ftoi opozitën të votojë tre ligjet e mbetura deri në dhjetor, muaj kur edhe KE-ja merr vendimin për Shqipërinë.