Berisha: Statusi, ngjarje historike. Mocion për Fierin

Kryeministri Berisha e ka cilësuar si një ngjarje historike vendimin e Komisionit Europian për t`i dhënë statusin e kandidatit Shqipërisë. Nga foltorja e parlamentit, kryeministri berisha theksoi se ky vendim është përpjekja e të gjithë shqiptarëve për të bërë Europën që mungonte."Vendimi i djeshëm ishte kurorëzimi i një suksesi në sigurinë e jetës së shqiptarëve e cila kërcënohej në mënyrë të tmerrshme nga 200 e ca banda që u shpartalluan. Ky vendim vjen si kurorëzim i suksesit të reformave dhe të shqiptarëve në zbatimin e tyre me të cilat u ndërtua në këtë vend çdo ditë Europa që mungonte. Shpesh ka një konfondin në njerëzve mbi konceptin e Europës. Europa nuk është vetëm gjeografi, lashtësi apo trashëgimi, këto nuk mjaftojnë në Europën e sotme, por një tërësi vlerash që u ndërtuan pas luftës me një vizion gjenial të atyre që e themeluan dhe e shndërruan Europën në mrekullinë më të madhe ” tha Berisha.Kreu i qeverisë ka theksuar më tej se vendimi pozitiv i KE-së u bë i mundur falë investimeve dhe reformave të ndërmarra nga qeveria.“Ku status u dha sepse ekonomia në ndër më të falimentuar dëshmoi se në krizën më të rëndë të kohës qëndresë të madhe, dëshmoi që ekonominë që nuk bie në recesion dhe një model që në 4 vitet rriti investimet e huaja” tha BerishaBerisha: Mocion votëbesimi për qarkun e FieritBerisha i është referuar edhe pretendimit të socialistëve për qarkun e Fierit  duke theksuar se kjo çështje mund të zgjidhet fare lehtë, përmes një mocioni votëbesimi.“Ju ftoj të votoni tre ligjet, u them shqiptarëve këto ligje janë të treja në Kuvend, nuk janë votuar me qëllime bllokimi. Nëse ju do të bëheni seriozë me veten tuaj ka një parim themelor, zgjedhja e thjeshtë që nesër, me kusht të vetëm të pranoni një parim, se në këtë kuvend kurrë një kryeministër nuk mund të ketë se ky nesër po humbi, këtë shumicë nuk flet si kryeministër, kjo është identike për këshillin bashkiak, komunal, e qarkut dhe ai është si parlament. Nëse nuk duam ti fusim shkopinj rrotës, që nesër të shkojë në mocion, nuk duhet të keni frikë nga mocioni të dalin të votëbesuar të gjithë ata që do drejtojnë qarkun” tha Berisha.Berisha akuzon opozitën për manipulimin e ish-të përndjekurveKryeministri Sali Berisha ka ftuar familjarët e ish të burgosurve grevistë t`i nxjerrin nga ngujimi, duke garantuar se qeveria do të vijojë zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin. Duke akuzuar opozitën për manipulimin e tyre, futjen e shisheve me benzinë në grevë, ai i ka kërkuar PS-së të apelojë për nxjerrjen e tyre nga greva, ose të bëjë humanizëm duke u dhënë një pjesë të rrogës që marrin deputetet.“Ju që me deputetët tuaj dërgoni shishe benzine, merrni pjesë në vetëekzekutimin e tyre, po ju paralajmëroj, mos nisni shishe benzine, jam këtu për tu bërë thirrje familjarëve të tyre i tërhiqni njerëzit nga greva, jam i vendosur t`i respektoj absolutisht, kërkesat e tyre janë afishuar, kërkojnë me shumë të drejtë rrëzimin e armikut të tyre Sali Berisha dhe kanë mirëkuptimin e plotë për kërkesën, kërkojnë kthimin e ligjit të lustracionit, që një nga hijet që ju qëndron mbrapa nuk guxoi ta firmoste dhe e votuat kundër, kërkojnë disbursimin e shumës, ata janë 20 në vend janë 10 mije 500 dhe barazia para ligjit do jetë e hekurt për secilin. Jashtë radhe pse u mbështet PS nuk do kaloni kurrë, po të doni jashtë radhe priteni kur të vijë në pushtet se keni për të marrë ato që morët. Ky është qëndrimi ynë, ndaj dhe ju që i futët në grevë i nxirrni nga greva ose jepuani çerekun e rrogës suaj dhe bëhuni humanitarë, unë se thyej ligjin dot” tha Berisha.