Ish-të përndjekurit politik protestojnë para Parlamentit

Pavarësisht debatit që bëhet jashtë çadrave ku janë ngujuar prej 20 ditë ish të burgosurit politik ata janë të vendosur ta çojnë grevën e tyre deri në fund.Ne kemi kontaktuar disa nga ta në brendësi të çadrës ku shprehin se nga ana morale ata janë në ditën e parë të grevës. Ndërkaq thonë se vendimet vetëflijuese si ajo e Gjergj Ndrecës dhe Lirak Bejkos i takojnë vetëm atyre.Ndërsa më herët në mbështetje të grevistëve ish të burgosurit politik dhe aktivistë të aleancës “Kuq e Zi” kanë protestuar para parlamentit. Ata kanë kërkuar që kërkesat e grevistëve të merren në konsideratë pasi ata nuk do të ndalen.Ndërkaq një lajm i mirë vjen nga gjykata për grevistët dhe ish të përndjekurit. Gjykata ka vendosur që Perikli Shqevi të lihet në arrest shtëpie.