Ish-grevistët, Bejko rëndë, Ndresa jashtë rrezikut për jetën

Dy ish grevistët Gjergji Ndreca dhe Lirak Bejko që i vunë flakën vetës për kauzën e tyre dhe ndodhen në QSUT vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore. I lënduari i dytë Lirak Bejko ka djegie në mbi 40% të trupit ndërsa janë evidentuara probleme të theksuara në veshka. Mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe ende nuk e kanë një përgjigje nëse është jashtë rrezikut për jetën.Mjeku Nardi Kola, që po mbikqyr këta dy pacientë thotë se gjendja e Gjergj Ndrecës është më stabël, edhe pse djegia i ka prekur rëndë rrugët respiratore. Ndërsa sot mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën.Të dy pacientët janë në terapi intensive në shërbimin e djegie plastikës, ndërsa për Bejkon, mjekën duan edhe 48 orë për të thënë nëse është jashtë rrezikut për jetën.