Sequi: Shoqëria civile, thelbësore për ndryshimin e çdo vendi

Një ditë pasi publikoi dhe ndau me gazetarët përbajtjen e raport-progresit për Shqipërinë, kreu i prezencës së BE në Shqipëri, Ettore Sequi, e ka ndarë këtë raport edhe me shoqërinë civile.Gjatë fjalës së tij, teksa rikujtoi dhe njëherë se raporti përmban një panoramë 1 vjecare të situatës politike, ekonomike dhe zhvillimeve të tjera në Shqipëri, Sequi vlerësoi rolin që shoqëria civile ka luajtur në këtë drejtim, duke shtuar se një pjesë e mirë analizave dhe këshillave të tyre janë paraqitur në kete raport-progres, që i dha rekomandimin pozitiv Shqipërisë për marrjen e statusit.“Raport-progresi analizon situatën gjatë viti të shkuar, situata politike dhe ekonomike. Jep një panoramë të realitetit në vend dhe hapat që duhen ndërmarrë për të ecur përpara. Shuma nga këshillat dhe analizat tuaja janë pasqyruar në këtë progres-raport. Roli i shoqërisë civile është thelbësor për ndryshimin e cdo vendi dhe në Shqipëri shoqëria civile ka një forcë transformative, është hallka e duhur sa i përket reformave. Ne ju vlerësojmë dhe cmojmë shumë për ndihmën që na keni dhënë. Megjithatë vihen re edhe probleme një prej tyre është mungesa e financimit, gjë që ndikon në kufizimin e aktivitetit të këtyrë shoqatave. Ende nuk është bërë përparim në këtë aspekt. Gjithashtu kërkohet që shoqëritë civile të jene më përfshirëse në krijimin e ligjeve, pasi është vënë re që prania e tyre është thjesht formale.” tha Sequi.Duke theksuar se shoqëria civile ka rol thelbësor në promovimin e demokratizimit të vendit, ambasadori i BE-së e vlerësoi si shumë të rëndësishme mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e rolit të shoqërisë civile.