Kuvend, debate Majko-Topalli për ish të përndjekurit
Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me debate mes deputetit të PS-së Pandeli Majko dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në lidhje me grevën e ish-të përndjekurve politik.Deputeti socialist Majko ka kërkuar nga qeveria që të negociojë me ish-të burgosurit politik pasi është kjo shtresë që e ka sjellë në pushtet.“Qeveria u çon ministrin e Shëndetësisë që u thotë se do shëroheni, u nxjerr përfaqësuesit në konferencë shtypi për t`u thënë që edhe kaq sa keni marrë shumë e keni. Deklarimet e kryeministrit se kjo është grevë politike është përrallë, ata mund të bëjnë gjithçka për politikë, por të digjen për PS nuk bën vaki, ajo është grevë ekonomike e njerëzve dinjitozë që kanë luajtur me limitin atje ku nuk mban”- tha Majko.Ndërsa kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka theksuar se opozita duhet të kërkojë falje që gjatë qeverisjes së saj nuk ka bërë asgjë për këtë shtresë. Sipas saj Majko si ish kryeministër duhet të fliste për rëndësineëe një dite të tillë kur vendit i është rekomanduar statusi.“Gjatë 8 viteve që ishin në qeveri pse nuk i dhatë asnjë mundësi, bursë, të drejtë studimi, asnjë lekë këtyre njerëzve. Nuk po flas për partinë nënën tende që i burgosi, pushkatoi, masakroi. Një parti që nuk u dha mundësi duhet të turpërohet sot, ose së paku kërkojuni të falur” tha Topalli.Majko ka deklaruar pas saj se falja është shumë më tepër se e thëna e dy shprehjeve. “Ata që sot po djegin veten meritojnë më shumë, unë kam qenë kryeministër dhe nuk kam bërë ndonjë gjë të madhe. Ajo që është e rëndësishme është të fillojë negociata mes qeverisë dhe atyre që janë në kushtet më të vështira psikologjike. Një i përndjekur nuk i vë flakën vetes për interesat e një krahu, nuk kemi folur në emër të tyre, sot jam ngritur edhe duke diskutuar me kolegët jo për të folur në emër të tyre, por kërkoj të negocino ,me shtresën që ju ka mbajtur mbi supe e ju ka sjellë në pushtet, shkoni dhe komunikoni me ata njerëz, mos i lini të digjen”- tha Majko.