Mazhoranca rrëzon kërkesën e PS për komisionin hetimor, LSI kundër PD
Mazhoranca parlamentare rrezoi kërkesën e PS për ngritjen e një komisioni hetimor per veprimtarinë e organeve shtetërore për lëvizjet e popullsisë ne Kukës. Kërkesa e socialistëve mori 62 vota pro, përfshirë edhe 3 votat e Ilir Metës, Lefter Kokës dhe Nasip Naços të LSI-së. Ndërsa Vangjel Tavo abstenoi. Kundër votuan 69 deputetë e pjesës tjetër të mazhorancës.Gjatë diskutimit në seancë opozita ngriti dyshimin se pushteti lokal ka organizuar zhvendosjen e banoreve drejt 5 komunave Kukës me qëllimin e vetëm, ruajtjen e një mandati deputeti.Por demokratët kundështuan duke deklaruar se me këtë kërkesë PS po synon të krijojë një alibi për humbjen elektorale. të radhës.“Kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për Kukësin është një dëshirë e kryetarit të PS-së për telenovela. Opozita kërkon tu hedhë hi syve shqiptarëve. Nuk ka asnjë ndërhyrje artificiale për numrin e popullsisë, as në Kukës e as diku tjetër në vend. Edi Rama ka dhënë urdhër për të prishur proceset zgjedhore”u shpreh ministri Noka.“Me tre apo katër mandate në Kukës, mazhoranca e sotme do të humbasë në zgjedhjet e ardhshme.Që të të votojë një qark, që të kesh 8 vjet në pushtet dhe 65 % jetojnë me asistencë sociale, vetëm nga ky tregues e keni të humbur Kukësin”u shpreh Ruci.“Ju qani sa herë afrohen zgjedhjet, ne mund të bëjmë gjithçka sot, por nuk ju heqim dot frikën nga humbja. Bëhuni burra dhe thoni që sot që e pranoni rezultatin. Ne kemi vuajtur gjithmonë nga mosnjohja e rezultatit të zgjedhjeve. Shpresojmë që të mos ndodhë më se do bëheni shumë qesharakë”, tha Patozi.Mazhoranca dhe opozita debatuan në Kuvend edhe për ligjet e integrimit. Pas ftesës së Kryeparlamentares Topalli për votën e socialistëve, kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi tha se në tavolinë nuk janë 3 ligje, por vetëm një ligj për gjykatën e lartë.Replika pati edhe pas thirrjes së Ruçit për të bojkotuar darkën e Vitit të Ri të shtruar nga Kuvendi.“Ju njiheni si bllokues,darka e vitit të ri eshte traditë. Nëse e ke hallin tek të varfrit ti mbaj nga rroga”tha Topalli.